Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë 11 militantë në 24 orët e fundit

Azia

Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë 11 militantë në 24 orët e fundit

Më: 27 janar 2024 Në ora: 09:59
Gaza

Ushtria izraelite ka pretenduar se 11militantë janë vrarë nga avionët, tanket dhe trupat izraelite në jug të Gazës.

IDF tha se forcat e saj synonin militantët në Khan Younis të cilët sipas tyre, po përpiqeshin të vendosnin eksploziv pranë ushtarëve, shkruan Sky News.

Luftimet midis forcave izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit në qytetin jugor janë intensifikuar ditët e fundit, duke detyruar mijëra palestinezë të largohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat