Vritet një palestinez në oborrin e spitalit në Khan Younis

Azia

Vritet një palestinez në oborrin e spitalit në Khan Younis

Më: 27 janar 2024 Në ora: 13:48
Tym mbi qytetin Khan Younis, i parë nga Rafah, në Gazën jugore

Një palestinez i moshës 28-vjeçar, i cili ishte strehuar në kompleksin e spitalit al-Amal në Khan Younis, është vrarë pasi forcat izraelite hapën zjarr ndaj tij.

Kjo është bërë e ditur nga një njoftim i Shoqërisë Palestineze të Gjysmëhënës së Kuqe në “X”.

Spitali Al-Amal, së bashku me Spitalin Nasser, janë nën rrethim nga ushtria izraelite për gati një javë dhe i janë nënshtruar zjarrit të vazhdueshëm nga ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat