Zyrtari i Hamasit kërkon armëpushim të plotë dhe jo të përkohshëm

Azia

Zyrtari i Hamasit kërkon armëpushim të plotë dhe jo të përkohshëm

Më: 29 janar 2024 Në ora: 23:06
Taher al-Nunu

Hamasit dëshiron një armëpushim të plotë dhe gjithëpërfshirës në Gaza.

Kështu ka pohuar një zyrtar i grupit pasi ndërmjetësi i Katarit tha më herët se mund të arrihet një marrëveshje për një armëpushim të përkohshëm, raporton timesofisrael.

“Ne po flasim para së gjithash për një armëpushim të plotë dhe gjithëpërfshirës, dhe jo për një armëpushim të përkohshëm”, tha zyrtari i lartë i Hamasit, Taher al-Nunu për AFP.

Ai gjithashtu shtoi se “pasi të ndalojnë luftimet, pjesa tjetër e detajeve mund të diskutohet, përfshirë lirimin e pengjeve”.

Më herët, kryeministri katarian tha se besonte që Hamasi kishte “lëvizur” nga kërkesa për një armëpushim të plotë si kusht i çdo marrëveshjeje, diçka që është hedhur poshtë plotësisht edhe nga Izraeli.

Ndryshe, autoritetet amerikane kanë pohuar se marrëveshja për një armëpushim mes izraelitëve dhe militantëve palestinezë mund të arrihet shumë shpejt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat