LIVE: Vazhdojnë luftimet e ashpra në Gaza, Biden merr vendimin e papritur – ja thirrja e tij

Azia

LIVE: Vazhdojnë luftimet e ashpra në Gaza, Biden merr vendimin e papritur – ja thirrja e tij

Nga: Bota sot Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 06:54 Përditësuar në ora: 19:55 më 01.02.2024
Foto ilustrim

Biden i sanksionon kolonët izraelitë për shkak të dhunës në Bregun Perëndimor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka vendosur sanksione ndaj katër kolonëve izraelitë, të akuzuar për sulme ndaj palestinezëve në Bregun e uzurpuar Perëndimor.

Ai e nënshkroi një urdhër ekzekutiv të enjten, duke thënë se dhuna ka arritur në “shkallë të patolerueshme”.

Ata kolonë izraelitë ishin përfshirë në veprime të dhunës, si dhe kërcënime dhe tentime për ta shkatërruar apo uzurpuar pronën palestineze, sipas urdhrit, raporton Associated Press.

Urdhri i Bidenit nënkupton sanksione financiare dhe regjim vizash për individët të cilët i sulmojnë apo i frikësojnë palestinezët, apo ua uzurpojnë pronat atyre, tha të enjten këshilltari për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan.

“Vendimi i sotëm synon promovimi ne paqes dhe sigurisë për izraelitët dhe palestinezët njëlloj”, tha Sullivan.

Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur prej se Hamasi – grupi palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – e sulmoi Izraelin më 7 tetor.

Urdhri i Bidenit është hap i rrallë kundër aleatit më të madh të SHBA-së në Lindje e Mesme, Izraelit, për të cilin Bideni thotë se ka të drejtë ta mbrojë veten. Por, presidenti demokrat i ka bërë trysni kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, të tregojë më shumë vetëpërmbajtje në operacionet ushtarake që kanë për qëllim shkatërrimin e Hamasit.

Autoritetet palestineze thonë se disa palestinezë janë vrarë, ndërsa grupet për të drejtat e njeriut thonë se kolonët kanë djegur vetura dhe i kanë sulmuar disa komunitete të vogla beduine, duke i detyruar të evakuohen.

“Kjo dhunë përbën rrezik të madh ndaj paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Bregun Perëndimor, në Izrael dhe në rajonin e Lindjes së Mesme, si dhe i kërcënon interesat e sigurisë kombëtare dhe politikave të jashtme të Shteteve të Bashkuara”, tha Sullivan.

Në urdhër thuhet se dhuna nga kolonët i minon synimet e politikës së jashtme amerikane, “përfshirë zbatueshmërinë e zgjidhjes me dy shtete”.

Bideni i ka përsëritur thirrjet për një shtet të pavarur palestinez, i cili do të ekzistonte përkrah Izraelit. Ai ka thënë se gjetja e një mënyre për ta arritur sovranitetin palestinez, sapo të mbarojë lufta mes Izraelit dhe Hamasit, është thelbësore për ndërtimin e paqes së qëndrueshme.

Netanyahu, megjithatë, e ka hedhur poshtë një ide të tillë gjatë karrierës së tij politike dhe u ka thënë zyrtarëve amerikanë se e kundërshton çfarëdo plani të pasluftës, i cili përfshin themelimin e një shteti palestinez.

Izraeli e uzurpoi Bregun Perëndimor në luftën e Lindjes së Mesme më 1967, bashkë me Rripin e Gazës dhe Jerusalemin lindor.

Palestinezët i kërkojnë këto territore për një shtet të pavarur që shpresojnë ta kenë./rel

Shoqata izraelite: Afro 9 mijë palestinezë mbahen në burgjet izraelite

Shoqata izraelite për të drejtat e njeriut HaMoked zbuloi se numri i të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite është afër 9 mijë, duke përfshirë një pjesë të të arrestuarve në Gaza.

HaMoked tha se shifrat e marra nga autoritetet e burgjeve izraelite tregojnë se “8.926 të burgosur të sigurisë mbahen në burgjet brenda Izraelit”.

Shoqata tha se që nga shkurti, ushtria izraelite mban në burgjet e saj 2.084 palestinezë që u dënuan dhe 2.752 si paraburgosur. Shoqata shtoi se 3.484 persona mbahen nën paraburgimin administrativ izraelit, pa akuzë ose gjyq.

Hamoked vuri në dukje se Izraeli po mban 606 palestinezë nga Gaza nën klasifikimin “luftëtarë të paligjshëm”, të arrestuar nga ushtria brenda Gazës gjatë sulmit të saj ose nga zonat përreth Gazës gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor. Shoqata vuri në dukje se të dhënat varen nga shifrat e ofruara nga Shërbimi i Burgjeve të Izraelit.

“Trajtimi i Izraelit ndaj të burgosurve të sigurisë shkel të drejtat e tyre për barazi, dinjitet, jetë familjare, arsimim dhe të drejta të tjera, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar,” tha Hamoked.

Teksa ende nuk ka një shifër zyrtare të dhënë nga autoritetet izraelite për numrin e palestinezëve të arrestuar nga Gaza deri më 7 tetor, vlerësohet se 2.500 janë arrestuar që atëherë nga Gaza.

Ushtria izraelite dje njoftoi se ka arrestuar 2.990 palestinezë nga zonat në të gjithë Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, duke përfshirë 1.350 të akuzuar si anëtarë të grupit të rezistencës palestineze, Hamas.

Biden: Po punojmë për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme

Presidenti Joe Biden tha se Shtetete Bashkuara po punojnë për t’i dhënë fund luftës Izrael-Hamas dhe për të sjellë paqe të qëndrueshme përmes zgjidhjes me dy shtete për popullin izraelit dhe atë palestinez. Ai i bëri këto komente gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e përvitshme të Mëngjesit të Lutjeve në Uashington. Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ndihmën për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus dhe bëri thirrje për unitet.

Presidenti amerikan Joe Biden tha se e sheh traumën, numrin e vdekjeve dhe shkallën e shkatërrimit në Izrael dhe Gazë dhe se e kupton dhimbjen që ndjejnë njerëzit në Amerikë dhe gjithandej në botë.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara po angazhohen në mënyrë aktive për t’i dhënë fund luftës Izrael-Hamas dhe për të sjellë paqe të qëndrueshme për popullin izraelit dhe atë palestinez, përmes zgjidhjes me dy shtete.

“Vlerësojmë dhe lutemi për ata që kanë humbur jetën dhe familjarët e viktimave. Për të gjithë ata që jetojnë në kushte të rënduara. Burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm që mbahen peng, nën bombardime ose të zhvendosur, pa e ditur se kur do të hanë një vakt tjetër, ose nëse do të kenë çfarë të hanë. Ne, jo vetëm që lutemi për paqe, por jemi duke punuar aktivisht për paqe, siguri dhe dinjitet për popullin izraelit dhe atë palestinez. Jam i angazhuar ditë e natë, duke punuar si edhe shumë prej jush, për të gjetur mënyra për rikthimin e pengjeve në shtëpi, për të zbutur krizën humanitare dhe për të sjellë paqe në Gazë dhe Izrael, një paqe të qëndrueshme me dy shtete për dy popuj”, tha zoti Biden.

Ai i bëri këto komente gjatë ceremonisë së përvitshme të Mëngjesit të Lutjeve.

Tubimi për këtë vit mbahet në një periudhë kur bota po përballet me konflikte të shumta, duke përfshirë edhe luftën në Ukrainë.

Presidenti Biden u zotua për vazhdimin e mbështetjes për Kievin në luftën e saj kundër agresionit rus.

“Ashtu sikur punojmë për paqe, siguri dhe dinjitet për popullin e Ukrainës, ndërsa ata tregojnë vendosmëri dhe qëndrueshmëri kundër agresionit të Putinit. Ne duhet të vazhdojmë t’i ndihmojmë. Sfidat e kohëve tona na kujtojnë përgjegjësinë që kemi për ta ndihmuar njëri tjetrin, për paqe të qëndrueshme, brenda dhe jashtë vendit”, tha zoti Biden.

Presidenti Biden kujtoi tre ushtarët amerikanë që u vranë nga në një sulm me dron në një bazë të Shteteve të Bashkuara në Jordani, sulm për të cilin Uashingtoni fajëson grupimet paraushtarake të mbështetura nga Irani.

Zoti Biden e mbylli fjalimin e tij me thirrje për unitet.

Së bashku ne besojmë tek Amerika. Kjo është lutja ime. Të kujtojmë kush jemi. Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka asgjë, e them sinqerisht, që nuk mund ta realizojmë nëse punojmë së bashku. Jemi vendi i vetëm në botë që dalim nga një krizë më të fortë, nëse veprojmë së bashku”, tha zoti Biden.

Ceremonia e Mëngjesit të Lutjeve mbledh çdo vit mijëra vetë nga e gjithë bota. Ajo organizohet nga “Fondacioni Kombëtar i Mëngjesit të Lutjeve”. Organizatorët thonë se të gjitha besimet janë të mirëseardhura. Para vitit 2023 ceremonia organizohej nga “Fondacioni për Miqësinë“, një grup fetar.

Çdo president amerikan që nga koha e Dwight Eisenhower-it ka folur në Mëngjesin e Lutjeve, që kur ai filloi në vitin 1953./VOA

Vazhdojnë luftimet në Gazë ndërsa palët shqyrtojnë një armëpushim të përkohshëm

Izraeli njoftoi sot se forcat e tij ushtarake luftuan kundër militantëve të Hamasit në të gjithë Rripin e Gazës, duke përfshirë vrasjen e dhjetëra luftëtarëve në Gazën qendrore dhe veriore, ndërsa sulmet ajrore izraelite goditën qytetin Khan Younis në pjesën jugore të rajonit.

Luftimet vazhduan ndërsa negociatorët që kanë propozuar një tjetër armëpushim prisnin përparim në arritjen e një marrëveshjeje mes Izraelit dhe Hamasit, që do të mundësonte një ndëprerje afatshkurtër të luftimeve dhe lirimin e të burgosurve nga ana e Hamasit në Gazë.

Propozimi për armëpushim të përkohshëm erdhi pas bisedimeve në Paris, më herët gjatë kësaj jave, mes zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara, Izraelit, Katarit dhe Egjiptit. Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh pritej të udhëtonte në Kajro për të diskutuar mbi planin.

I pyetur ditën e djeshme gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë mbi detajet e këtij propozimi, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha po bëheshin përpjekje për një armëpushim më të gjatë se ai i nëntorit, që zgjati rreth 1 javë.

Izraeli është zotuar të shkatërrojë Hamasin, që udhëheq Gazën, dhe është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Bashkimi Europian e vende të tjera. Izraeli nisi kundër ofensivën në Gazë, pas sulmit të Hamasit në 7 tetor, që sipas autoriteteve izraelite la të vrarë 1200 persona. 

Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që kontrollohet Hamasi, thotë se numri i njerëzve të vrarë si pasojë e kundërofensivës së Izraelit është 26,900. Ministria nuk bën dallim mes civilëve dhe militantëve në këtë bilanc, por thotë se shumica e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmën për palestinezët tha se ndërsa vazhdojnë luftimet e ashpra në rajon, 184,000 njerëz janë regjistruar për ndihma humanitare ditët e fundit./VOA

Sulmet amerikane në Jemen eliminojnë dronët që po përgatiteshin për të sulmuar anijet tregtare

Shtetet e Bashkuara goditën rreth 10 dronë pa pilot në Jemen që po përgatiteshin për të sulmuar objektiva, tha një zyrtar amerikan të mërkurën vonë. Sulmi i ushtrisë amerikane vjen ndërsa përshkallëzimi i tensioneve të luftës në Gazë po përhapet në rajon.

Militantët Houthi të lidhur me Iranin, të cilët kontrollojnë pjesët më të populluara të Jemenit, kanë nisur një valë sulmesh me dronë dhe raketa ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit nën pretekstin e reagimit ndaj operacioneve ushtarake të Izraelit në Gazë dhe shfaqjes së solidaritetit ndaj palestinezëve. Sulmet e rebelëve Houthi kanë shkaktuar ndërprerje të transportit detar ndërkombëtar.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë ndërmarrë sulme ndaj objektivave të rebelëve Houthi në Jemen dhe e kanë rikthyer organizatën në listën e "grupeve terroriste".

Lëvizja Houthi tha herët të mërkurën se forcat e saj detare kryen një operacion që kishte si objektiv një "anije tregtare amerikane" në Gjirin e Adenit, disa orë pasi qëlluan me raketa destrojerin amerikan Gravely.

Sulmet e rebelëve Houthi ndaj anijeve në Detit të Kuq kanë ngadalësuar tregtinë midis Azisë dhe Evropës dhe kanë shkaktuar frikë lidhur me zinxhirët e furnizimit global. Fuqitë botërore janë të shqetësuara se lufta në Gazë mund të tjetërsohet në një konflikt rajonal.

Presidenti Joe Biden ka thënë se sulmet ndaj objektivave të lëvizjes Houthi do të vazhdojnë edhe pse ai e pranoi se rebelët mund të mos i ndalojnë sulmet e tyre.

Operacioni ushtarak izraelit në Rripin e Gazës, që kontrollohet nga Hamasi, pasoi një sulm të përgjakshëm nga militantët e Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor ku u vranë 1200 njerëz dhe u morën peng mbi 250 të tjerë. Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se rreth 27,000 njerëz janë vrarë në luftime që nga fillimi i konfliktit./VOA

SHBA sheh shenja se Irani është i shqetësuar për përshkallëzimin e sulmeve me përfaqësues mes tensioneve të rritura

Nga: A.Sh

Zyrtarët amerikanë besojnë se ka shenja se lidershipi iranian është nervoz për disa nga veprimet e grupeve të tij përfaqësuese në Irak, Siri dhe Jemen, sipas shumë njerëzve të njohur me inteligjencën amerikane, pasi sulmet nga grupet e milicisë kërcënojnë të prishin ekonominë globale dhe të rrisin ndjeshëm. rreziku i konfrontimit të drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara.

Sulmi me dron që vrau tre ushtarë amerikanë në një postë të SHBA-së në Jordani, të cilën SHBA ia atribuon grupit ombrellë të Rezistencës Islamike në Irak, të mbështetur nga Irani, e kapi Teheranin në befasi dhe e shqetësoi udhëheqjen politike atje, thanë zyrtarët për CNN, duke cituar inteligjencën amerikane.

Militantët e mbështetur nga Irani kanë nisur mbi 160 sulme ndaj forcave amerikane që nga tetori. Dhe ndërsa Irani ka financuar, pajisur dhe trajnuar prej kohësh milicitë e tij përfaqësuese në rajon me qëllimin për të sulmuar amerikanët, sulmi i kësaj fundjave të kaluar ishte i pari që vrau anëtarët e shërbimit amerikan që nga fillimi i sulmeve pothuajse ditore katër muaj më parë.

Inteligjenca amerikane sugjeron gjithashtu se Irani është i shqetësuar se sulmet nga militantët Houthi në Jemen ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq mund të shqetësojnë interesat ekonomike të Kinës dhe Indisë, aleatët kryesorë iranianë.

Zyrtarët paralajmëruan se nuk ka kuptim që kujdesi në rritje i Teheranit ka të ngjarë të ndryshojë strategjinë e tij më të gjerë të mbështetjes së sulmeve proxy ndaj objektivave të SHBA-së dhe atyre perëndimore – megjithëse mund të sinjalizojë rregullime rreth margjinave. Por zyrtarët besojnë se Irani po ndjek një qasje të kalibruar ndaj konfliktit që është krijuar për të shmangur ndezjen e një lufte gjithëpërfshirëse.

Netanyahu: Izraeli ka "vija të kuqe" në negociatat e tij

Nga: A.Sh

Në një video-mesazh të publikuar në X, kryeministri Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli ka "vija të kuqe" në negociatat e tij në vazhdim duke u përpjekur të lirojë robërit izraelitë të mbajtur në Gaza.

Ne nuk do ta përfundojmë luftën, nuk do të tërheqim [ushtarakët izraelitë] nga Rripi, nuk do të lirojmë mijëra terroristë”, tha Netanyahu në mesazhin e tij.

Gallant paralajmëron ndërprerje të energjisë elektrike nëse konflikti me Hezbollahun përshkallëzohet në veri të Izraelit

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka paralajmëruar autoritetet lokale në Izraelin verior se pushteti mund të humbasë në rast të një konflikti më të gjerë me luftëtarët e Hezbollahut në Libanin jugor, raportojnë Instituti për Studimin e Luftës (ISW) dhe Projektin e Kërcënimeve Kritike (CTP). .

Paralajmërimi se zonat veriore mund të privohen nga energjia elektrike, gjë që do të ndërpresë komunikimet dhe ujin, u bë gjatë një takimi të mërkurën me krerët e komunave lokale izraelite, thanë grupet e kërkimit ushtarak me bazë në SHBA.

Në luftën kundër Gazës, luftëtarët palestinezë luftuan forcat izraelite në perëndim dhe jugperëndim të qytetit të Gazës, ku tanket janë vendosur tani, pavarësisht se Izraeli e deklaroi qytetin kryesisht të "pastruar" nga grupet e armatosura në fillim të këtij viti.

Përleshjet po vazhdojnë gjithashtu në Gazën qendrore dhe në Khan Younis të Gazës jugore, ku luftëtarët palestinezë po vazhdojnë t'i rezistojnë përparimit izraelit në qytet, raporton ISW/CTP.

Sipas raportit, përmbytja e tuneleve të Hamasit në Gaza ka "shkatërruar" vetëm "disa kilometra" të rrjeteve nëntokësore pasi ushtria izraelite "po përjeton probleme me arritjen e presionit të mjaftueshëm të ujit për të përmbytur tunelet më tej në brendësi të tokës".

CENTCOM konfirmon sulmet kundër 10 dronëve të Houthi

Nga: A.Sh

Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM) ka konfirmuar raportet se ka kryer sulme në një "stacion kontrolli tokësor të UAV-ve Houthi" dhe 10 "UAV-ve me një drejtim".

Ushtria amerikane tha se UAV-të “paraqisnin një kërcënim të menjëhershëm për anijet tregtare dhe anijet e marinës amerikane në rajon”.

Më herët raportuam se Houthis kishin marrë përsipër një sulm ndaj anijes tregtare amerikane “KOI” në Gjirin e Adenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat