Thellohet bilanci, ja sa ka shkuar numri i viktimave nga tërmeti në Japoni

Azia

Thellohet bilanci, ja sa ka shkuar numri i viktimave nga tërmeti në Japoni

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 08:10
Japoni

Më shumë se 14,000 njerëz janë evakuuar, një muaj pasi një tërmet me magnitudë 7.6 goditi Gadishullin Noto në Japoninë qendrore, pasi qeveritë lokale nxitojnë të përgatisin strehim të përkohshëm ndërsa logjistika vazhdon të jetë e ndërprerë.

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrimtar ka shkuar në 238.

Shumë njerëz po përpiqen të rindërtojnë jetën e tyre pasi përballen me vështirësi në sigurimin e ushqimit të freskët për shkak të ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit që prekin operacionet në dyqanet ushqimore.

Tërmeti i Vitit të Ri në prefekturën Ishikawa në bregun e Detit të Japonisë shkaktoi zjarre dhe shkatërrime në shkallë të gjerë. 19 persona rezultojnë ende të pagjetur.

Guvernatori i Ishikawas Hiroshi Hase tha se prefektura do të nxisë rindërtimin nëpërmjet një shtabi rindërtimi të sapokrijuar. Qeveria qendrore planifikon të sigurojë deri në 6 milionë jen (41,000 dollarë) secilën për familjet e moshuara.

“Ne duhet të ecim përpara për të lejuar ata që vdiqën të vazhdojnë të jetojnë në kujtimet tona,” tha Hase gjatë një konference për shtyp në zyrën e prefekturës.

Guvernatori pranoi se zhvendosja e të evakuuarve në hotele dhe akomodime të tjera nga qendrat e evakuimit nuk ka shkuar pa probleme dhe kërkoi falje, duke thënë se ka pasur gabime në ndarjen e informacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat