Ministri izraelit i Mbrojtjes zbuloi lëvizjen e radhës të ofensivës ushtarake në Gaza

Azia

Ministri izraelit i Mbrojtjes zbuloi lëvizjen e radhës të ofensivës ushtarake në Gaza

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 15:55
Ministri izraelit i Mbrojtjes zbuloi lëvizjen e radhës të ofensivës ushtarake në Gaza

Pas përfundimit të misionit në qytetin Khan Younis, ushtria izraelite do të synojë Rafah, qytetin më jugor të Rripit të Gazës, sipas ministrit të Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant.

Sipas Kombeve të Bashkuara, popullsia e Rafahut, në kufirin me Egjiptin, është shtuar me shpejtësi pasi banorët e Gazës u zhvendosën atje pas bombardimeve izraelite të qyteteve veriore.

“Ne po i arrijmë misionet tona në Khan Younis dhe gjithashtu do të arrijmë në Rafah. Do të eliminojmë elementët terroristë që na kërcënojnë”, tha ministri.

“Kjo luftë kërkon qëndrueshmëri dhe vendosmëri kombëtare ndërsa ne duhet të këmbëngulim derisa të përfundojmë misionet tona”, tha ai.

Forcat izraelite deri më tani kanë eliminuar rreth 10 mijë luftëtarë të Hamasit dhe po aq të tjerë janë plagosur, pohoi Gallant. CNN nuk ishte në gjendje të konfirmojë në mënyrë të pavarur këto numra.

Dy javë më parë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit vlerësuan se kishin vrarë rreth 9000 luftëtarë të Hamasit që nga fillimi i luftës kundër Hamasit pas sulmeve të këtij grupi në Izrael më 7 tetor.

OKB-ja tha të enjten se më shumë se 1.4 milion banorë të Gazës janë “tashmë të grumbulluar” në provincën e Rafahut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat