Konflikti në Gaza, Izraeli e konfirmon: 25% e pengjeve të mbajtura nga Hamasi janë vrarë

Azia

Konflikti në Gaza, Izraeli e konfirmon: 25% e pengjeve të mbajtura nga Hamasi janë vrarë

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Rreth 25% e pengjeve që mbahen nga grupi i armatosur palestinez Hamas janë deklaruar të vdekur, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF). Megjithatë, New York Times raportoi se ky numër mund të jetë shumë më i lartë.

Në një deklaratë të martën, zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari tha se Jeruzalemi Perëndimor kishte njoftuar 31 familje se “të afërmit e tyre që janë peng nuk janë më gjallë dhe ne kemi konfirmuar vdekjen e tyre”. Ai nuk dha detaje se si humbën jetën pengjet.

Pas një marrëveshjeje jetëshkurtër armëpushimi në nëntor që siguroi lirimin e dhjetëra pengjeve izraelite, Hamasi besohet se mban rreth 136 izraelitë. Rreth 1,200 izraelitë dhe më shumë se 27,000 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor, kur Hamasi nisi  një sulm të befasishëm ndaj shtetit hebre.

Ndërkohë, një raport i mëparshëm nga New York Times, duke cituar një burim konfidencial, sugjeroi se numri i konfirmuar i vdekjeve midis pengjeve të mbajtura nga Hamasi ishte të paktën 32 dhe ndoshta deri në 50.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat