Izraeli kurrë nuk do të pajtohet me propozimet për armëpushim të Hamasit

Azia

Izraeli kurrë nuk do të pajtohet me propozimet për armëpushim të Hamasit

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 16:46
Netanyahu

Qeveria izraelite nuk pritet ta miratojë një marrëveshje për armëpushim me Hamasin sipas kushteve të grupit militant, ka thënë një burim i lidhur me zyrën e Benjamin Netanyahut.

Hamasi ka propozuar ndalimin e luftimeve dhe tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza në përgjigje të një oferte të dërguar javën e kaluar nga ndërmjetësit e Katarit dhe Egjiptit.

Por, duket se nuk ka gjasa të miratohet nga qeveria izraelite, raporton skynews.

“Fakti që Hamasi po kërkon armëpushim dhe tërheqjen e forcave izraelite, kjo është diçka me të cilën Izraeli kurrë nuk do të pajtohet”, tha një burim i afërt me Netanyahut, duke folur në kushte anonimiteti.

Kërkesat e Hamasit dhe refuzimi i dukshëm i Izraelit injektojnë pesimizëm të ri në negociatat për lirimin e pengjeve që ishin nisur nga shefat e inteligjencës dhe politikanët kryesorë nga katër vende në Paris.

Qeveria e Izraelit do të diskutojë reagimin e Hamasit ndaj propozimit sot dhe do të zhvillojë diskutime të mëtejshme në kabinetin e luftës dhe të sigurisë, tha burimi.

Izraeli ka thënë më parë se nuk do të tërheqë trupat nga Gaza derisa të shkatërrohet Hamasi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat