Refuzimi për armëpushim në Gaza rrit çmimet e naftës

Azia

Refuzimi për armëpushim në Gaza rrit çmimet e naftës

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 13:24
Gaza

Çmimi i naftës ka vazhduar të rritet për të disatën ditë me radhë nëpër tregjet ndërkombëtare.

Në këtë raportohet të ketë ndikuar refuzimi i ofertës së Hamasit ndaj Izraelit për armëpushim si dhe rënia e papritur e stoqeve amerikane.

Nafta e papërpunuar Brent është rritur këtë të enjte për 57 centë, apo 0.72 përqind për barrel, ku çmimi për një është 79.78 dollarë. Ndërkaq në West Texas rritja ka qenë 0.64 përqind apo 47 centë, derisa çmimi total është 74.22 dollarë, raporton Reuters.

“Ngritja e fundit është rezultat i përgjegjës së Izraelit ndaj ofertës së Hamasit për planin e paqes”, ka thënë Tamas Varga, analist.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka refuzuar ofertën për armëpushim dhe kthimin e pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës.

Megjithatë, Sekretari i Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken, ka thënë se ende ka gjasa për negocim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat