Ushtria izraelite vret një gazetar tjetër në Gaza

Azia

Ushtria izraelite vret një gazetar tjetër në Gaza

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Një tjetër gazetar ka humbur jetën në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, të cilat vazhdojnë që nga 7 tetori 2023.

Në deklaratën me shkrim të Zyrës për media të qeverisë në Gaza thuhet se gazetari Nafiz Abduljewvad, i cili punonte për Televizionin Palestinez, humbi jetën si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite në shtëpinë e tij në Deir al-Belah.

Numri i gazetarëve të vrarë që nga 7 tetori është rritur në 124, kur Izraeli nisi sulmet e tij në Gaza. Në deklaratë shprehen ngushëllime për familjen e Abduljewvad dhe gazetarët palestinezë.

Zyra për media në një deklaratë më parë ka thënë se Izraeli vret qëllimisht gazetarë në Gaza “për të heshtur zërin e Palestinës, për të fshehur faktet dhe për të parandaluar që lajmet dhe informacionet të arrijnë në publikun rajonal dhe ndërkombëtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat