Hamasi: Bisedimet në Kajro 'pozitive dhe të mira'

Azia

Hamasi: Bisedimet në Kajro 'pozitive dhe të mira'

Nga: A.SH Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 07:12
Gaza

Një zyrtar i Hamasit thotë se diskutimet e armëpushimit që u zhvilluan në Egjipt ishin "pozitive dhe të mira".

Negociatat u zhvilluan së bashku me ndërmjetësuesit egjiptianë dhe katar për një armëpushim të ri në Gaza dhe shkëmbim robër-të burgosur.

“Delegacioni u largua nga Kajro sonte (e premte) dhe po pret përgjigjen e Izraelit”, tha një zyrtar i Hamasit për agjencinë e lajmeve AFP në kushte anonimiteti pasi ai nuk ishte i autorizuar të fliste për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat