Izraeli shton dyshimet te agjencia e OKB, zbulon një tunel të Hamasit nën oborrin e selisë së tyre

Azia

Izraeli shton dyshimet te agjencia e OKB, zbulon një tunel të Hamasit nën oborrin e selisë së tyre

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka gjetur një pjesë të një tuneli të Hamasit nën oborrin e selisë që i përket agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, raporton Associated Press.

Ushtria pretendoi se objekti i UNRWA furnizonte tunelet me energji elektrike, duke shtuar akuzat se anëtarët e agjencisë po bashkëpunonin me Hamasin.

Komisioneri i përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini tha se agjencia nuk ishte në dijeni të asaj që ishte poshtë objektit, por gjetjet kërkojnë një hetim.

Ai tha se nuk ishte në gjendje të kryente hetimin për shkak të luftës, pasi vetë selia, në skajin perëndimor të qytetit të Gazës, është shkatërruar.

Një gazetar i Associated Press vlerësoi se tuneli shtrihej për një çerek milje dhe në një moment ishte në gjendje të shikonte lart përmes një vrime dhe të bënte kontakt me sy me ushtarët që qëndronin në një oborr brenda objektit të UNWRA.

Brenda një prej ndërtesave të UNWRA, gazetarët panë një dhomë plot me kompjuterë me tela të shtrirë në tokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat