Katari dënon planet e Izraelit për ofensivë në Rafah

Azia

Katari dënon planet e Izraelit për ofensivë në Rafah

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Katari ka dënuar planet e Izraelit për një ofensivë tokësore në qytetin Rafah, duke i kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të “parandalojë” Izraelin nga kryerja e asaj që e përshkroi si “gjenocid”.

Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit ka paralajmëruar për “një katastrofë humanitare në qytetin që është bërë streha e fundit për qindra mijëra njerëz të zhvendosur brenda Rripit të rrethuar”.

Katari i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit “të ndërmarrë veprime urgjente për të parandaluar pushtimin e Rafahit dhe kryerjen e gjenocidit, dhe për të ofruar mbrojtje të plotë për civilët sipas ligjit ndërkombëtar dhe ligjit ndërkombëtar humanitar”, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, Katari ka qenë një nga aktorët kyç në bisedimet midis Izraelit dhe Hamasit për ndërmjetësimin e një marrëveshjeje të mundshme armëpushimi midis dy palëve që përfshin lirimin e pengjeve, shkruan CNN.

Së fundmi, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar ushtrinë e vendit që të planifikojë evakuimin e më shumë se 1 milion qytetarëve që jetojnë në Rafah.

Ky vendim i Netanyahut ka ardhur përpara një sulmi të mundshëm tokësor në qytetin jugor të Gazës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat