Drejtori i CIA-s në Kajro për negociata, pritet të diskutohet për armëpushim

Azia

Drejtori i CIA-s në Kajro për negociata, pritet të diskutohet për armëpushim

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 16:35
Gaza

Shefi i CIA-s amerikane William Burns do të takohet sot në Kajro me ekipe nga Hamasi dhe Izraeli, për të negociuar një armëpushim dhe shkëmbimin e të burgosurve, shkruan The Guardian.

Delegacioni izraelit përfshin shefin e inteligjencës Mossad, David Barne dhe shefin e Shin Bet, Ronen Bar.

Të pranishëm në negociata janë edhe oficeri i inteligjencës egjiptiane Abbas Kamel dhe kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani.

Një zyrtar i lartë egjiptian tha se takimi do të fokusohet në hartimin e një versioni përfundimtar të marrëveshjes gjashtë-javore të armëpushimit.

Armëpushimi duhet të lejojë vazhdimin e negociatave që duhet të çojnë në pajtim të përhershëm.

Egjipti ka qenë më parë një ndërmjetës në konfliktet midis Hamasit dhe Izraelit, dhe prania e Burns po interpretohet si presion i SHBA-së për t’i dhënë fund konfliktit.

Netanyahu këmbëngul në publik që Izraeli të vazhdojë ofensivën e tij deri në fitoren përfundimtare. Pavarësisht kësaj, zyrtarët raportojnë se negociatat po përparojnë dhe se ka gjasa që të arrihet një armëpushim më i gjatë.

Negociatat vazhdojnë edhe pasi Izraeli nisi një ofensivë në Rafah që liroi dy pengje, por la të paktën 74 palestinezë të vdekur.

Konflikti vazhdon prej pesë muajsh dhe janë kapur rob mbi 100 persona. Izraeli propozoi një armëpushim dy mujor dhe një shkëmbim të të burgosurve.

Hamasi hodhi poshtë kushte të tilla dhe propozoi një plan trefazor që zgjat 45 ditë, në të cilin Izraeli do të lironte disa militantë palestinezë dhe do të tërhiqte trupat e tij. Izraeli deri më tani e ka hedhur poshtë këtë propozim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat