Ushtria izraelite kryen sulme ajrore në Liban, rritet frika për konflikt të ri mes dy vendeve

Azia

Ushtria izraelite kryen sulme ajrore në Liban, rritet frika për konflikt të ri mes dy vendeve

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Ushtria izraelite ka njoftuar sot se aeroplanët e saj luftarak kanë filluar një seri sulmesh në Liban, gjë që ka nxitur frikë nga një luftë mes dy vendeve, pas shkëmbimeve sporadike të shkrepjeve të armëve përgjatë kufirit.

IDF-ja nuk ka dhënë detaje për sulmet ajrore, derisa mediat libaneze raportojnë se janë goditur tre fshatra.

Sulmet pasuan disa orë pasi sulmet e nisura nga Libani plagosën disa persona në veri të Izraelit. Madje sipas mjekëve thuhet se shtatë izraelitë janë plagosur, ku pesë prej tyre në qytetin Safed.

Nuk dihet nëse janë lansuar raketa nga grupi militant libanez Hezbollah, e cila pothuajse çdo ditë ka gjuajtur në drejtim të trupave izraelite që kur filloi lufta në Gazë prej gati më shumë se katër muaj.

Gjithmonë e më shumë është duke u rritur frika mes një përleshje të madhe mes Izraelit dhe Hezbollahut, me dhjetëra mijëra të zhvendosur në të dyja anët e kufijve dhe me rritjen e tensioneve në rajon.

E nga fillimi i sulmit vdekjeprurës të Hamasit mbi territorin e Izraelit gjatë 7 tetorit, të paktën 243 persona janë vrarë në Liban, shumica militantë të Hezbollahut, por edhe civilë.

Nga pala izraelite thuhet se janë vrarë nëntë ushtarë dhe gjashtë civilë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat