Izraeli godet objektivat e Hezbollahut – publikohen pamjet e shkatërrimeve në Liban

Azia

Izraeli godet objektivat e Hezbollahut – publikohen pamjet e shkatërrimeve në Liban

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 17:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Izraeli ka nisur sulme hakmarrëse në Liban pasi një grua u vra dhe të tjerë u plagosën në një sulm me raketa në veri të vendit.

“Pak kohë më parë, aeroplanët luftarakë të IDF-së goditën disa objektiva të terroristëve të Hezbollahut në zonat e Jabal el Braij, Houneh, Dunin, Aadchit dhe Souaneh”, kanë njoftuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).

“Midis objektivave të goditura ishin komplekset ushtarake, dhomat e kontrollit operacional dhe infrastruktura e përdorur nga terroristët e Hezbollahut. Disa objektiva i përkisnin forcave Redwan”, shkruan më tutje në deklaratë.

Sulmet izraelite vranë një grua dhe dy fëmijë në një fshat në jug të Libanit, thanë më herët dy burime të sigurisë.

Raportet e mediave në Liban thanë se ndërtesat ishin në flakë ndërsa sulmet kishin në shënjestër disa fshatra.

Ndryshe, Izraeli tash e sa kohë është në luftë me militantët e palestinezit pasi këta të fundit organizuar një sulm terrorist më 7 tetor në Tel Aviv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat