“Menduam se vdiq”, indiania që u dërgua në krematorium hapi sytë dhe tronditi të gjithë të pranishmit

Azia

“Menduam se vdiq”, indiania që u dërgua në krematorium hapi sytë dhe tronditi të gjithë të pranishmit

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 07:56
Foto ilustrim

Një histori e pazakontë u regjistrua në qytetin indian të Brahmapurit.

Buji Ama (52) u lëndua rëndë pasi zjarri kishte përfshirë shtëpinë e saj dhe u dërgua në spital, ku mjekët konstatuan se trupi iu kishte djegur deri në 50 për qind.

Pasi u shërua, ajo është kthyer në shtëpi dhe disa ditë më vonë ajo nuk i ka hapur sytë.

Familja nuk mund ta dërgonte në spital pasi nuk kishte para, raporton metro.co.uk.

Bashkëshorti i Sibaram Palos besonte se Buji nuk ishte më në mesin e të gjallëve ndaj e transportoi trupin e saj në krematorium.

“Kemi njoftuar familjarët tanë dhe kemi angazhuar veturën që bart kufomat”, tha ai për mediat.

Transporti u krye, por pas 30 minutash shoferi mori një telefonatë të kthehej, sepse gruaja hapi sytë!

“Në fillim ishim të frikësuar, sepse nuk kemi pasur një situatë të tillë, megjithëse kemi dëgjuar histori”, tha punëtori që ndoqi skenën e “ringjalljes”. Kështu Buji u kthye në shtëpi me të njëjtën veturë.

Një burim nga krematoriumi tha për mediat se banorët vendas nuk e sjellin certifikatën e vdekjes për t’u djegur, e cila përndryshe është një procedurë e detyrueshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat