E rëndë, 30 vjeçari vret 12 familjarë pas një zënke

Azia

E rëndë, 30 vjeçari vret 12 familjarë pas një zënke

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Një 30-vjeçar vrau 12 të afërm të tij, duke përfshirë babanë dhe vëllain e tij në Iran, një vrasje që ka tronditur vendin. Sipas agjencive iraniane të lajmeve, burri, identiteti i të cilit nuk u zbulua, qëlloi të afërmit me një kallashnikov në një fshat në provincën Kerman.

Pak më vonë ai u qëllua dhe u vra nga forcat e sigurisë.

Shkak i masakrës duket se ka qenë një “mosmarrëveshje familjare”. Vrasjet masive janë të rralla në Iran, ku qytetarët lejohen të kenë vetëm armë gjahu.

Dy vjet më parë, një punonjës i pushuar nga puna i një agjencie qeveritare në Iranin perëndimor qëlloi dhe vrau tre persona, plagosi pesë të tjerë dhe më pas vrau jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat