Gaza, spitali i dytë më i madh në rrip jashtë funksionit

Azia

Gaza, spitali i dytë më i madh në rrip jashtë funksionit

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 11:49
Gaza

Spitali i dytë më i madh i Rripit të Gazës është vënë “plotësisht jashtë shërbimit”.

Kështu u shpreh të dielën një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, shkruan The Guardian.

“Ka vetëm katër ekipe mjekësore – 25 staf – aktualisht që kujdesen për pacientët” brenda spitalit Nasser në Khan Younis, tha Ashraf al-Qidra.

“Kompleksi mjekësor Nasser është shtylla kurrizore e kujdesit shëndetësor në Rripin jugor të Gazës. Ndërprerja e funksionimit të tij është një dënim me vdekje për qindra mijëra palestinezë të zhvendosur në Khan Younis dhe Rafah, ” theksoi ai.

Qidra tha se mungesa e karburantit dhe luftimet rreth objektit – i cili ishte spitali më i madh funksional i Gazës deri të dielën – e kishin nxjerrë jashtë funksionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat