Edhe 30 të arrestuar në Bregun Perëndimor, shkon në 7 mijë e 120 numri total i palestinezëve të ndaluar

Azia

Edhe 30 të arrestuar në Bregun Perëndimor, shkon në 7 mijë e 120 numri total i palestinezëve të ndaluar

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Edhe 30 persona të tjerë janë arrestuar nga Izraeli në Bregun Perëndimor.

Që nga 7 tetori forcat izraelite të sigurisë nga Bregu Perëndimor i pushtuar, ka ndaluar 7 mijë e 120 palestinezë, sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa.

Këto arrestime erdhën ndërsa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë po dëgjon parashtresat në një çështje në lidhje me politikat dhe praktikat e Izraelit në territoret e pushtuara palestineze.

Duke cituar Shoqërinë e të Burgosurve Palestinez, raportohet se dy nga të arrestuarit ishin njerëz të liruar në bazë të marrëveshjes së shkëmbimit të pengjeve të rënë dakord së bashku me një armëpushim të përkohshëm në fund të vitit të kaluar.

PPS tha se bastisjet u zhvilluan në vende të ndryshme, duke përfshirë Ramallah, Hebron, Tulkarm, Bethlehem, Nablus dhe Jenin, shkruan The Guardian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat