Në shenjë ‘marrëdhëniesh speciale’, Putin i dhuron një makinë luksoze Kim-it të Koresë së Veriut

Azia

Në shenjë ‘marrëdhëniesh speciale’, Putin i dhuron një makinë luksoze Kim-it të Koresë së Veriut

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 15:45
Kim Jong Un

Presidenti rus Vladimir Putin i ka dhuruar liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un një makinë luksoze të prodhimit rus.

Media shtetërore e Phenianit tha se limuzina iu dorëzua ndihmësve kryesorë të Kim të dielën, shkruan BBC.

E zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov më vonë konfirmoi dhuratën, duke thënë se ishte një Aurus, një sedan luksoz me përmasa të plota të llojit të përdorur nga vetë Putini.

Dy vendet e izoluara ndërkombëtarisht kanë krijuar marrëdhënie të ngushta që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Koreja e Veriut mendohet se po furnizon Rusinë me artileri, raketa dhe raketa balistike për luftën në Ukrainë, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare ndaj të dy vendeve.

Të dyja palët mohojnë shkeljen e sanksioneve.

Putin e mirëpriti Kim në Kozmodromin Vostochny në Lindjen e Largët Ruse shtatorin e kaluar, në atë që ishte udhëtimi i tij i parë jashtë vendit në katër vjet.

Gjatë asaj vizite, udhëheqësi i Koresë së Veriut “inspektoi” limuzinën Aurus Senat të Putinit dhe u ftua të hipte në ulësen e pasme. Ata gjithashtu shkëmbyen armët si dhuratë.

Kim Jong-un besohet të jetë një entuziast i makinave dhe se ka një koleksion të automjeteve të huaja luksoze. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat