Merr automatikun dhe hap zjarr ndaj makinave në autostradë, 6 të plagosur

Azia

Merr automatikun dhe hap zjarr ndaj makinave në autostradë, 6 të plagosur

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 08:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën gjashtë persona u plagosën në një sulm nga një person i armatosur në një autostradë në periferi të Jerusalemit.

Ngjarja ndodhi pranë vendbanimit hebre Maale Adumim, njoftoi shërbimi i ndihmës së parë izraelite.

Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, shtoi agjencia.

Sipas kanalit televiziv shtetëror izraelit Kan, autori i sulmit është “neutralizuar”, ndërsa nuk dihet nëse është vrarë apo është arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat