Bisedimet për armëpushimin në Gaza po zhvillohen teksa sulmet ajrore vazhdojnë

Azia

Bisedimet për armëpushimin në Gaza po zhvillohen teksa sulmet ajrore vazhdojnë

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Bisedimet e armëpushimit në Gaza u zhvilluan të premten në Paris, në atë që duket të jetë shtytja më serioze për javë të tëra për të ndalur luftimet në enklavën e goditur palestineze dhe për të parë pengjet izraelitë dhe të huaj të liruar.

Burimet nga Reuters njoftuan se bisedimet kishin filluar me kreun e shërbimit inteligjent të Mossad-it të Izraelit që takohej veçmas me secilën palë – Katarin, Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara.

“Ka shenja të reja të optimizmit për të qenë në gjendje për të ecur përpara drejt fillimit të një negociate serioze,” tha burimi”.

Al Qahera TV News i Egjiptit gjithashtu raportoi se bisedimet kishin filluar.

Një zyrtar nga Hamasi tha se grupi militant kishte përfunduar bisedimet për armëpushimin në Kajro dhe tani po priste të shihte se çfarë do të sjellin ndërmjetësit nga bisedimet e fundjavës me Izraelin.

Ndërmjetësuesit kanë shtuar përpjekjet për të siguruar një armëpushim në Gaza, me shpresën për të shmangur një sulm izraelit në qytetin Rafah të Gazës, ku më shumë se një milion njerëz të zhvendosur janë strehuar në skajin jugor të enklavës.

Izraeli thotë se do të sulmojë Gazën nëse së shpejti nuk arrihet marrëveshje armëpushimi. 

Uashingtoni i ka bërë thirrje aleatit të tij të ngushtë që të mos e bëjë këtë, duke paralajmëruar për viktima të mëdha civile nëse një sulm ndaj Gazës shkon përpara.

Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh u takua me ndërmjetësit egjiptianë në Kajro për të diskutuar një armëpushim javën e kaluar në vizitën e tij të parë që nga dhjetori.

Izraeli nuk ka komentuar publikisht për bisedimet e Parisit , të cilat pritet të vazhdojnë gjatë fundjavës.

Herën e fundit që bisedime të ngjashme u mbajtën në Paris, në fillim të shkurtit, ato prodhuan një skicë për armëpushimin e parë të zgjatur të luftës, të miratuar nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hamasi u përgjigj me një kundërpropozim, të cilin kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu më pas e hodhi poshtë si “iluzion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat