Mediat izraelite: Ka progres në bisedimet për pengjet në Gaza

Azia

Mediat izraelite: Ka progres në bisedimet për pengjet në Gaza

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 21:58
Foto ilustrim

Ka pasur “përparim të theksuar” në bisedimet për pengjet në Paris, sipas mediave izraelite.

Negociatorët kanë shtuar përpjekjet për të siguruar një armëpushim në Gaza, me shpresën për të shmangur një sulm izraelit në qytetin Rafah të Gazës, ku janë strehuar më shumë se një milion njerëz të zhvendosur.

Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh, u takua me ndërmjetësit egjiptianë në Kajro për të diskutuar një armëpushim këtë javë në vizitën e tij të parë që nga dhjetori, shkroi SkyNews.

Një zyrtar i Hamasit tha të premten se grupi militant kishte përfunduar bisedimet e armëpushimit në Kajro dhe po priste të shihte se çfarë do të sjellin ndërmjetësit nga bisedimet e fundjavës me Izraelin.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se numri i të vrarëve gjatë gati pesë muajve të luftës është rritur në 29,606.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat