Rimorkio që transportonte pelegrinë bie në lumë, humbin jetën 24 persona

Azia

Rimorkio që transportonte pelegrinë bie në lumë, humbin jetën 24 persona

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 09:58
Indi

Të paktën 24 persona humbën jetën duke përfshirë 10 fëmijë, kur një rimorkio u përmbys dhe përfundoi në një lumë në Indi.

Në rimorkio ndodheshin 54 persona që po merrnin pjesë në një pelegrinazh në brigjet e lumit Ganga.

Aksidenti ka ndodhur në Kasganj, i cili ndodhet 266 kilometra në veriperëndim të Lucknow.

Sipas raportimeve të rrjeteve televizive indiane, shoferi ka humbur kontrollin teksa ka tentuar të parakalojë një automjet tjetër, duke u rrëzuar në lumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat