Ajo e pyeti të dashurin me sa gra kishte fjetur – përgjigja burrit i kushtoi me therje në ije

Azia

Ajo e pyeti të dashurin me sa gra kishte fjetur – përgjigja burrit i kushtoi me therje në ije

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 17:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Historia e çuditshme është regjistruar në Filipine, dhe ka ndodhur pas një takimi romantik në një kafene.

Çifti po kënaqej deri në momentin kur i riu u pyet me sa vajza kishte fjetur. Ai tha hapur se ishin 50 të tillë, pa e ditur se çfarë do të ndodhte.

Kalimtarët e habitur e gjetën të riun të mbuluar me gjak dhe menjëherë lajmëruan policinë.

“Aty pranë ishte një oficer ligjzbatues, i cili ishte i pari që erdhi në ndihmë. Në një periudhë të shkurtër kohore ne gjurmuam sulmuesin”, tha kapiteni Anthony Abundo.

Një ambulancë arriti në vendngjarje dhe ndihmësmjeku Hugo Cruz tha se viktima kishte “dhimbje ekstreme”.

“Ai humbi shumë gjak, por ishte i vetëdijshëm. Mjekët ia qepën varrën”, shtoi ai.

Djali u dërgua në spital, ku po shërohet nga plagët e rënda. Vajza nuk ka pranuar të jep deklaratë për ngjarjen dhe hetimet janë ende në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat