UNRWA: Dy foshnja në Gaza vdiqën nga dehidrimi dhe kequshqyerja

Azia

UNRWA: Dy foshnja në Gaza vdiqën nga dehidrimi dhe kequshqyerja

Më: 3 mars 2024 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Dy foshnja kanë vdekur në veri Gazës.

Kështu ka thënë agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA duke cituar informacione nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

UNRWA përfshiu vdekjet në raportin e saj të fundit mbi situatën në Gaza, duke thënë se ka ndodhur si pasojë e dehidrimit dhe kequshqyerjes.

Ndëkaq, Ministri i Shëndetësisë i Gazës ka bërë të ditur gjashtë fëmijë kishin vdekur nga dehidratimi dhe kequshqyerja në spitalin Al-Shifa dhe spitalin Kamal Adëan në veri të Gazës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat