Policia indiane arreston tre të akuzuar për përdhunimin e turistes braziliano-spanjolle

Azia

Policia indiane arreston tre të akuzuar për përdhunimin e turistes braziliano-spanjolle

Më: 4 mars 2024 Në ora: 18:24
Indi

Policia indiane ka arrestuar tre burra dhe po kërkon katër të tjerë të akuzuar për sulmin e dy turistëve dhe përdhunimin në grup të një gruaje, thanë autoritetet dhe çifti.

Policia ka gjetur çiftin, të cilët janë shtetas spanjollë, rreth orës 23:00 të premten në një rrugë, dukej sikur kishin pësuar një rrahje, u tha gazetarëve të shtunën Pitamber Singh Kherwar, mbikëqyrës i policisë në Dumka në Indinë lindore.

Çifti, i cili u identifikua si Vicente dhe Fernanda për kanalin televiziv spanjoll Antena 3, tha në një intervistë të shtunën se burrat përdhunuan Fernandën dhe e goditën Vicente në mënyrë të përsëritur.

Çifti tha se kishin qëndruar pranë vendit ku u sulmuan sepse nuk mund të gjenin hotele aty pranë.

“Më përdhunuan, bënin radhë, ndërsa disa shikonin dhe qëndruan ashtu për rreth dy orë”, tha në intervistë Fernanda, e cila ka kombësi braziliano-spanjolle.

Më herët këtë fundjavë, çifti publikoi një video duke përshkruar atë që ndodhi në llogarinë e tyre të përbashkët në Instagram, ku postojnë imazhe të udhëtimeve të tyre nëpër botë me motoçikletë për pothuajse 200,000 ndjekës.

Në një video të re, Vicente dhe Fernanda, e cila shfaqet me të nxira në fytyrë, falënderojnë ndjekësit për mbështetjen.

Ministria e Jashtme spanjolle tha të dielën se po dërgonte staf në zonë dhe kishte qenë në kontakt me autoritetet, ndërsa homologu i saj brazilian tha se kishte kërkuar kontakt me shtetasin brazilian përmes ambasadës së saj në Nju Delhi dhe ishte në dispozicion për të dhënë çdo ndihmë.

Kherwar, mbikëqyrësi i policisë në Dumka, tha të shtunën një nga personat e arrestuar u kishte dhënë autoriteteve emrat e personave të tjerë të përfshirë. Kherwar shtoi se një laborator i shkencës mjeko-ligjore po ndihmonte në këtë rast, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat