Erdogan për sulmet izraelite në Gaza: Një nga barbaritë më të mëdha të shekullit

Azia

Erdogan për sulmet izraelite në Gaza: Një nga barbaritë më të mëdha të shekullit

Më: 5 mars 2024 Në ora: 21:23
Erdogan

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan thotë se lufta e Izraelit në Gaza po zhvillohej me “mbështetje të pakufizuar nga fuqitë perëndimore”.

“Për 151 ditët e fundit, ne kemi qenë dëshmitarë të një prej barbarive më të mëdha të shekullit të kaluar”, tha Erdogan në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij palestinez Mahmoud Abbas në kryeqytetin turk Ankara.

Ai akuzoi qeverinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për kryerjen e “gjenocidit flagrant kundër palestinezëve”.

“Netanyahu dhe bashkëpunëtorët e tij në vrasje me siguri do të mbahen përgjegjës për çdo pikë gjaku të derdhur para ligjit dhe ndërgjegjes publike”, tha lideri turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat