Izraeli sulmon një ndërtesë banimi në Rafah, raportohet për dhjetëra të plagosur

Azia

Izraeli sulmon një ndërtesë banimi në Rafah, raportohet për dhjetëra të plagosur

Më: 9 mars 2024 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Dhjetëra njerëz mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi izraelit në një ndërtesë banimi në Rafah të Rripit të Gazës.

“Dhjetëra civilë pësuan lëndime të ndryshme sot në një sulm ajror izraelit që synoi një kullë banimi në Rafah, në jug të Rripit të Gazës”, thuhet në një raport të agjencisë palestineze të lajmeve WAFA.

Ministria e Shëndetësisë së Gazës tha këtë të shtunë se 82 njerëz u vranë gjatë 24 orëve të3 fundit, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 30,960.

Ndërsa të lënduar mbetën 122 persona në 24 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat