Dy të vrarë pasi një motoçikletë e ngarkuar me eksploziv shpërthen në Pakistan

Azia

Dy të vrarë pasi një motoçikletë e ngarkuar me eksploziv shpërthen në Pakistan

Më: 10 mars 2024 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Një motoçikletë e mbushur me eksploziv shpërtheu në qytetin veriperëndimor pakistanez të Peshawarit të dielën në mëngjes, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur rëndë një tjetër, tha policia.

Motoçikleta mbante midis 4 dhe 5 kilogramë eksploziv kur shpërtheu në zonën e Bordit Bazaar të Peshawarit, tha Kashif Abbasi, mbikëqyrës i lartë i operacioneve policore në Peshaëar.

Eksplozivi shpërtheu para kohe, shtoi Abbasi. Ai nuk tha se cili ishte objektivi i synuar, raporton Associated Press.

Peshawar është kryeqyteti i provincës Khyber Pakhtunkhwa, e cila është një ish bastion i grupit militant taliban pakistanez, i njohur gjithashtu si TTP. Qyteti ka parë disa sulme vdekjeprurëse vitet e fundit.

Kryeministri Shehbaz Sharif bëri lutje për viktimat. “Ne jemi plotësisht të vendosur për të çrrënjosur terrorizmin,” tha ai, sipas një deklarate nga zyra e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat