Netanyahu thotë se Izraeli do të ecë përpara me pushtimin e Rafahut dhe i përgjigjet kritikave të Bidenit

Azia

Netanyahu thotë se Izraeli do të ecë përpara me pushtimin e Rafahut dhe i përgjigjet kritikave të Bidenit

Më: 11 mars 2024 Në ora: 08:31
Benjamin Netanyah

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbrojti politikat e tij në Gaza pasi presidenti amerikan Joe Biden tha se lideri izraelit “po e dëmton Izraelin më shumë sesa po ndihmon”.

“Nuk e di saktësisht se çfarë donte të thoshte presidenti, por nëse ai donte të thoshte me këtë, që unë po ndjek politika private kundër dëshirës së shumicës së izraelitëve dhe se kjo po dëmton interesat e Izraelit, atëherë ai e ka gabim në të dyja aspektet ”, tha Netanyahu

Biden i bëri komentet e tij gjatë një interviste me MSNBC që u transmetua të shtunën, kur tha se Netanyahu “duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje jetëve të pafajshme që humbasin si pasojë e veprimeve të ndërmarra” në Gaza, raporton CNN.

Netanyahu tha se ai synon të ecë përpara me një pushtim të qytetit jugor të Gazës, Rafah, pavarësisht se Biden paralajmëroi se kjo do të ishte një “vijë e kuqe”.

“Ne do të shkojmë atje. Ne nuk do të largohemi nga Gaza”, tha Netanyahu të dielën në një intervistë tjetër me gazetën gjermane Axel Springer. “E dini, unë kam një vijë të kuqe. E dini cila është vija e kuqe, që 7 tetori nuk do të ndodhë më”.

Ai tha se operacioni nuk do të zgjasë më shumë se dy muaj, por nuk dha detaje mbi afatin kohor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat