Anija e ndihmës për në Gaza niset nga Qipro

Azia

Anija e ndihmës për në Gaza niset nga Qipro

Më: 12 mars 2024 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Një anije me gati 200 tonë ushqim për në Gaza u nis nga një port në Qipro, në një projekt pilot për të hapur një rrugë të re detare të ndihmës për një popullsi në prag të urisë.

Anija, Open Arms, u pa duke lundruar nga porti i Larnakës në Qipro.

Misioni, i financuar kryesisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe, po organizohet nga shoqata bamirëse me bazë në SHBA Ëorld Central Kitchen (ËCK), ndërsa shoqata bamirëse spanjolle Proactiva Open Arms po furnizon anijen.

Izraeli është akuzuar vazhdimisht se nuk ka bërë mjaftueshëm për të lehtësuar ndihmën humanitare për popullsinë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës. Pas pesë muajsh lufte, OKB-ja tha se një e katërta e njerëzve në territorin e rrethuar palestinez janë në prag të urisë.

Përpjekjet e agjencive të ndihmës për të dërguar ndihmën humanitare atje ku është më e nevojshme është penguar nga një kombinim i pengesave logjistike, një prishje e rendit publik dhe burokracia e imponuar nga Izraeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat