Vritet një person në sulmin izraelit në Liban

Azia

Vritet një person në sulmin izraelit në Liban

Më: 12 mars 2024 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Sot është raportuar për sulmet ajrore izraelite në Libani, për të cilat IDF tha se synonin qendrat e komandës dhe raketat e Hezbollahut.

Një zyrtar i Hezbollahut ka thënë tani se të paktën një person është vrarë në sulmet në qytetin Safri, raportoi Associated Press.

Ata nuk kanë bërë të ditur nëse personi ishte civil apo anëtar i Hezbollahut.

Ndërkaq, një zyrtar libanez i sigurisë tha se të paktën tetë persona janë plagosur nga ky sulm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat