Protesta nga të afërmit e pengjeve bllokon autostradën në Tel Aviv

Azia

Protesta nga të afërmit e pengjeve bllokon autostradën në Tel Aviv

Më: 14 mars 2024 Në ora: 09:36
Protesta

Të afërmit e disa prej atyre që besohet se mbahen ende në Gaza nga Hamasi kanë organizuar një demonstratë në Tel Aviv mëngjesin e sotëm, duke bllokuar përkohësisht një rrugë.

Bar Peleg i Haaretz raportoi se rreth 40 të afërm bllokuan një autostradë, ndërsa mbanin pankarta ku thuhej:

“Ne i duam ata të gjallë, jo në arkivole”, raporton The Guardian.

Rreth 134 izraelitë besohet se ende mbahen robër brenda Gazës, megjithatë nuk është e qartë se sa prej tyre janë ende gjallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat