“Gazës do t’i duhen vite që të bëhet sërish e sigurt”, paralajmëron UNRWA

Azia

“Gazës do t’i duhen vite që të bëhet sërish e sigurt”, paralajmëron UNRWA

Më: 16 mars 2024 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Palestinezët (UNRWA) të premten paralajmëroi se do të “duhen vite” përpara se Rripi i Gazës të bëhet sërish i sigurt.

Agjencia thotë se sulmet izraelite kanë lënë pothuajse 23 milionë tonë rrënoja dhe armë të pashpërthyera të shpërndara nëpër enklavë, të cilat do të vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim edhe në të ardhmen, shkruan euronews.

Zyra e Koordinimit të Ndihmës së OKB-së (OCHA) thotë se partnerët e veprimit ndaj minave tani po “bëjnë vlerësime të kërcënimeve shpërthyese” dhe po edukojnë banorët e Gazës për rreziqet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat