Mijëra persona marrin pjesë në paradën e Ditës së Shën Patrikut në Japoni

Azia

Mijëra persona marrin pjesë në paradën e Ditës së Shën Patrikut në Japoni

Më: 17 mars 2024 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Mijëra persona morën pjesë të dielën në paradën e Ditës së Shën Patrikut në qendër të Tokios, me muzikë, vallëzime dhe marshime për të festuar trashëgiminë e kulturës irlandeze.

Pjesëmarrësit mbanin rroba jeshile dhe përshëndesnin spektatorët që valëvisnin flamuj irlandezë.

Doire Myler, drejtues i Rrjetit Irlandez të Japonisë thotë se aktiviteti i së dielës është kulmim i një historie të gjatë marrëdhëniesh të mira mes Irlandës dhe Japonisë. Ai tha se ka grupe të shumta të përfshira në aktivitetet e komunitetit irlandez në mbarë Japoninë.

Rrjeti irlandez i Japonisë ka anëtarë irlandezë dhe japonezë që synojnë promovimin e kulturës irlandeze në Japoni.

Parada e Tokios për Ditën e Shën Patrikut ishte aktiviteti më i madh i organizuar të dielën në Tokio, por festime të ngjashme u mbajtën edhe në qytete të tjera si Nagoya dhe Chiba./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat