Forcat izraelite nisin një sulm në spitalin al Shifa në qytetin e Gazës – publikohen deklaratat e të dy palëve

Azia

Forcat izraelite nisin një sulm në spitalin al Shifa në qytetin e Gazës – publikohen deklaratat e të dy palëve

Më: 18 mars 2024 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Forcat izraelite kanë nisur një sulm në spitalin al Shifa në qytetin e Gazës.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe Autoriteti i Sigurimeve të Izraelit (ISA) lëshuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se masa ishte për të “parandaluar aktivitetin terrorist”.

Në anën tjetër, Zyra e Mediave të Qeverisë Palestineze lëshoi deklaratën e saj në të cilën pretendonte se veprimet e Izraelit ishin një “krim lufte”.

Deklarata e IDF dhe ISA – lëshuar në Telegram – tha: “Pas informatave të inteligjencës që tregojnë praninë e terroristëve në zonën e spitalit Shifa, dhe përdorimin e tyre të infrastrukturës së spitalit për të kryer aktivitete terroriste, IDF dhe ISA aktualisht janë duke kryer një operacion për të penguar aktivitetin terrorist dhe për të kapur terroristët në kompleksin e spitalit Shifa”.

Gjatë aktivitetit, terroristët hapën zjarr ndaj trupave nga brenda spitalit. Trupat u përgjigjën me zjarr të drejtpërdrejtë… Trupat tona po vazhdojnë të operojnë në zonën e spitalit”.

Ndërsa një postim në Facebook nga Ministria Palestineze e Shëndetësisë në Gaza, tha: “Ajo që forcat pushtuese po bëjnë kundër Kompleksit Mjekësor Al-Shifa është një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe Konventës së Katërt të Gjenevës”.

Okupatori izraelit ende përdor narrativat e tij të sajuara për të mashtruar botën dhe për të justifikuar sulmin e Kompleksit Mjekësor Al-Shifa”.

Sulmi ushtarak izraelit synon të vazhdojë të shkatërrojë sistemin e kujdesit shëndetësor në Gazën Veriore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat