Helm gjarpri në vend të drogës gjatë festës – arrestohet YouTuberi indian

Azia

Helm gjarpri në vend të drogës gjatë festës – arrestohet YouTuberi indian

Më: 18 mars 2024 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

YouTuberi indian Elvish Yadav është arrestuar pasi dyshohet se ka shpërndarë helm gjarpërpinjsh në vend të drogës gjatë një feste.

Festa e cila është mbajtur në nëntor është bastisur me dyshimin se pjesëmarrësit po konsumonin helm gjarpri.

Që nga ajo kohë policia ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje pesë persona të dyshuar për kontrabandë gjarpërinjsh, të cilët e deklaruan Yadav si organizatorin e dyshuar të festave dhe si furnizuesin me helm, shkruan skynews.

Yadav i cili njihet si fituesi i versionit indian të Big Brother, Bigg Boss OTT, ka mohuar të gjitha akuzat, dhe është shprehur se do të bashkëpunojë me policinë.

Bëhet e ditur se në festë janë gjetur nëntë gjarpërinjë, përfshirë kobra, dhe 20 ml helm.

Indianit tani i janë caktuar 14 ditë paraburgim, katër muaj pasi u mor në pyetje për herë të parë.

Rasti doli në pah pas një ankese nga organizata e mirëqenies së kafshëve People for Animals, e cila pretendonte se Yadav dhe të tjerët po filmonin video me gjarpërinjtë dhe helmin e tyre.

Ndryshe, përgjatë viteve ka pasur shqetësime edhe për përdorimin e helmit të gjarpërinjve si ilaç. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat