Izraeli do të kthehet në tryezën për bisedimet e armëpushimit me Hamasin

Azia

Izraeli do të kthehet në tryezën për bisedimet e armëpushimit me Hamasin

Më: 30 mars 2024 Në ora: 08:21
Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli do të kthehet në tryezën për bisedimet e armëpushimit me Hamasin.

Njoftimi i së premtes shënon një tjetër përpjekje për të arritur një marrëveshje për të ndalur luftën shkatërruese të Izraelit në Gaza kundër Hamasit në këmbim të lirimit të pengjeve izraelitë. Përpjekjet e Shteteve të Bashkuara, Katarit dhe Egjiptit për të negociuar një armëpushim duket se kanë ngecur ndërsa lufta po kalon muajin e saj të gjashtë.

Hamasi ka sugjeruar më parë një lirim me faza të të gjithë pengjeve të mbetura në këmbim të përfundimit të luftës dhe tërheqjes së plotë të Izraelit nga Gaza.

Netanyahu i quajti këto kushte të parealizueshme dhe tha se pas çdo lirimi të pengjeve, Izraeli do të vazhdojë të luftojë derisa Hamasi të shkatërrohet, raporton euronews.

Hamasi besohet se mban rreth 100 pengje, si dhe eshtrat e rreth 30 personave të vrarë në sulmin e 7 tetorit.

Lufta e Izraelit në Gaza ka vrarë më shumë se 32 mijë njerëz dhe plagosur 74 mijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të territorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat