Ministri i Mbrojtjes i Izraelit thotë se sulmet kundër Hezbollahut do të shtohen

Azia

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit thotë se sulmet kundër Hezbollahut do të shtohen

Më: 30 mars 2024 Në ora: 10:12
Yoav Gallant

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant thotë se ushtria do të zgjerojë operacionin ushtarak.

Fjalët e Gallant vijnë ndërsa Shtëpia e Bardhë rifillon bisedimet për të sjellë zyrtarë izraelitë në Uashington për të diskutuar ofensivën e Rafahut, shkruan euronews.

Duke lënë të kuptohet për sulmin ajror të supozuar të Izraelit gjatë natës në Siri, ministri i Mbrojtjes tha se ushtria do të “zgjerojë fushatën dhe do të rrisë shkallën e sulmeve në veri” pas një vlerësimi në Komandën Veriore të IDF-sӕ në Safed.

“Izraeli po kthehet nga mbrojtja në ndjekjen e Hezbollahut, ne do të arrijmë kudo që organizata vepron, në Bejrut, Damask dhe në vende më të largëta”, shtoi Gallant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat