Shkatërrohet ndërtesa e konsullatës iraniane në Damask

Azia

Shkatërrohet ndërtesa e konsullatës iraniane në Damask

Më: 1 prill 2024 Në ora: 18:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Konsullata iraniane në Damask është “shkatërruar”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve siriane.

Raportime të mëtejshme pohojnë se një komandant i lartë i Gardës Revolucionare iraniane është vrarë, por ambasadori mbijetoi.

Mësohet se kanë humbur jetën edhe katër persona të tjerë.

Sipas një burimi libanez i sigurisë, i cili foli për Reuters dhe agjencinë iraniane të lajmeve Tasnim, pretenduan se kishte pasur një sulm ajror izraelit, shkruan Skynews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat