Palestinezi 19-vjeç ther me thikë tre persona, policia izraelite e qëllon për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia

Palestinezi 19-vjeç ther me thikë tre persona, policia izraelite e qëllon për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Më: 1 prill 2024 Në ora: 22:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kamerat e sigurisë shfaqin momentin kur një burrë që mbante thikë në dorë, qëllohet për vdekje nga policia izraelite para një qendre tregtare.

Sulmi me thikë ndodhi të shtunën pasdite, që policia izraelite e cilësoi “si sulm terrorist”, ku si pasojë mbetën të lënduar rëndë tre persona.

Në videon e publikuar më poshtë, shfaqet burri, që policia izraelite e ka identifikuar si një 19-vjeçar palestinez i cili i vërsulet policisë.

Njëri prej policëve që ishte në qendrën tregtare në jug të qytetit izraelit Gan Yavne, fillon të ikë me shpresën se do t’i shpëtojë sulmit.

Por, pas intervenimit të patrullave tjera, sulmuesi qëllohet për vdekje dhe parandalohet ndonjë sulm tjetër i mundshëm me thikë mbi civilët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat