Netanyahu merr përgjegjësinë për sulmin ndaj punëtorëve të ndihmës

Azia

Netanyahu merr përgjegjësinë për sulmin ndaj punëtorëve të ndihmës

Më: 2 prill 2024 Në ora: 15:27
Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pranuar se forcat izraelite kanë vrarë “pa qëllim” shtatë punëtorë të ndihmës në Rripin e Gazës.

“Fatkeqësisht, në ditët e fundit ka një rast tragjik ku forcat tona pa qëllim kanë goditur njerëz të pafajshëm në Gaza”, ka thënë Netanyahu me t’u larguar nga spitali në Jerusalem, pas një operimi nga hernia, raporton The Telepraph.

“Ndodh në luftë, ne do ta hetojmë atë deri në fund.

Jemi në kontakt me qeveritë dhe do të bëjmë gjithçka që kjo të mos na përsëritet më”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat