Tre britanikë në mesin e punonjësve të ndihmës të vrarë në sulmin ajror izraelit

Azia

Tre britanikë në mesin e punonjësve të ndihmës të vrarë në sulmin ajror izraelit

Më: 2 prill 2024 Në ora: 17:00
Gaza

Tre civilë britanikë ishin në mesin e shtatë punonjësve të ndihmës të vrarë në sulmin e mbrëmshëm, ka konfirmuar World Central Kitchen.

Lufta në Gaza ka çuar në vdekjen e të paktën 196 punonjësve të ndihmës para sulmit të mbrëmshëm ndaj shtatë punëtorëve të WCK, sipas të dhënave nga Baza e të Dhënave të Sigurisë së Punëtorëve të Ndihmës.

Nga të vrarët, 174 kanë punuar për OKB-në, ndërsa organizata e ndihmës (Mjekët pa Kufij) thotë se të paktën pesë nga stafi i tyre, së bashku me shumë nga anëtarët e familjeve të tyre, janë vrarë.

Jamie McGoldrick, koordinatori humanitar për Territorin Palestinez të Pushtuar, thotë se sulmi i fundit fatal në Gaza “nuk është një incident i izoluar”.

Duke e përshkruar enklavën palestineze si “një nga vendet më të rrezikshme dhe më të vështira për të punuar në botë”, ai thotë se “nuk ka mbetur asnjë vend i sigurt në Gaza”.

Izraeli ka akuzuar UNRWA për mbështetjen e Hamasit, gjë që nga agjencia e ka mohuar, por në janar ajo shkarkoi nëntë nga 12 punonjësit e akuzuar në një dokument izraelit se kishin luajtur rol në sulmet e 7 tetorit.

OKB-ja nuk ka publikuar ende rezultatet e një hetimi ndaj Izraelit, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat