Dëmet në infrastrukturën e Gazës vlerësohen në 18.5 miliardë dollarë

Azia

Dëmet në infrastrukturën e Gazës vlerësohen në 18.5 miliardë dollarë

Më: 2 prill 2024 Në ora: 23:21
Gaza

Operacionet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, të kryera si hakmarrje për sulmin e nisur nga Hamasi në jug të vendit në fillim të tetorit, çuan në dëmtimin e “infrastrukturës kritike” të vlerësuar në 18.5 miliardë dollarë.

Ky analizë studimi është kryer së bashku nga Banka Botërore (BB), Kombet e Bashkuara (OKB) dhe Bashkimi Evropian (BE).

Ky është vlerësimi i parë i efektit të bombardimeve dhe luftimeve tokësore që ndodhën mbi gjashtë muaj, raporton reuters.

Kjo korrespondon me ekuivalentin e 97 për qind të produktit të brendshëm bruto (GJDP) të territoreve të pushtuara palestineze.

Raporti merr parasysh shkatërrimin që ndodhi nga fillimi i konfliktit deri në fund të janarit.

Ndryshe, numri i palestinezë të vdekurve është 32,845 ndërsa në radhët e izraelitëve janë 1139 që nga 7 tetori i vitit të kaluar kur nisi një ofensivë e Izraelit në territoret e Palestinës pas një sulmi të militantëve të Hamasit në Tel Aviv. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat