“Godasim armiqtë tanë në gjithë Lindjen e Mesme”, Izraeli paralajmëron: Do eleminojmë rreziqet që u kanosen hebrenjve

Azia

“Godasim armiqtë tanë në gjithë Lindjen e Mesme”, Izraeli paralajmëron: Do eleminojmë rreziqet që u kanosen hebrenjve

Më: 3 prill 2024 Në ora: 17:25
Bombardimet izraelite në Liban

Izraeli ka paralajmëruar se do të zgjerojë sulmet kundër armiqëve në rajonin e Lindjes së Mesme.

Duke folur në një stërvitje ushtarake në Haifa, ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se Izraeli do të zgjerojë operacionet kundër Hezbollahut dhe entiteteve të tjera që janë kërcënim për izraelitët.

“Ne godasim armiqtë tanë në të gjithë Lindjen e Mesme”- u shpreh ai ndër të tjera teksa theksoi se “ne do të preferonim një marrëveshje me Hezbollahun që të eleminojmë rrezikun e kërcënimit, por duhet të përgatitemi ëpr mundësinë e përdorimit të forcës në Liban”.

Kush është “Hezbollahu”?

I themeluar në vitin 1982 nga Garda Revolucionare e Iranit dhe i klasifikuar nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore si organizatë terroriste, Hezbollahu është grupi më i fuqishëm në Liban, për shkak të një milicie të armatosur rëndë, që luftoi disa luftëra me Izraelin.

Hezbollahu është lëvizje politike dhe ushtri guerile, e cila mbështetet nga popullata shiite e Libanit. Ky grupim ka ministra në qeveri dhe deputetë në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat