Moderatorja tajvaneze nuk e ndali raportimin edhe pse po dridhej gjithçka rreth saj shkaku i tërmetit

Azia

Moderatorja tajvaneze nuk e ndali raportimin edhe pse po dridhej gjithçka rreth saj shkaku i tërmetit

Më: 3 prill 2024 Në ora: 20:14
Moderatorja tajvaneze

Një video e prezantueses së stacionit televiziv SET News, e cila raportonte drejtpërdrejt në momentin e tërmetit në Tajvan, është shpërndarë në internet.

Gjithçka rreth saj dridhej dhe lëkundej, por ajo e bëri punën e saj në mënyrë profesionale.

Ajo as që lëvizi nga vendi i saj dhe punën e përfundoi me ton krejtësisht të qetë.

Më pas ajo u bëri me kokë kolegëve të saj duke treguar se ishte gati të vazhdonte punën. Shumë shikues i thanë prezantuesit se e admirojnë atë.

Ndryshe, Tajvani u godit nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballësh të Rihterit, më i forti që ka goditur ishullin në të paktën 25 vjet.

Qeveria tajvaneze tha se nëntë persona mbetën të vdekur dhe 934 u plagosën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat