“Gjithçka dridhej” - 26 vjeçari nga Tajvani: Na erdhi mesazh kur ra tërmeti 7.4 ballë

Azia

“Gjithçka dridhej” - 26 vjeçari nga Tajvani: Na erdhi mesazh kur ra tërmeti 7.4 ballë

Më: 4 prill 2024 Në ora: 08:19
Tërmeti në Tajvan

Inxhinieri i IT në Taivan, 26-vjeçari Timothy Yun Pan, i cili njihet si Bill, ka rrëfyer në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, detaje mbi tërmetin e distës së djeshme që goditi vendin.

Bill tha se në momentin që ra tërmeti, të gjithë qytetarët kanë marrë një mesazh ku janë njoftuar mbi atë që po ndodhte, pasi sipas tij, atje ekziston një sistem i tillë që njofton njerëzit në rast fatkeqësie natyrore.

Ai tha gjithashtu se tërmeti ishte nga më të fortët që kanë goditur vendin dhe ka shkaktuar dëme të shumta, 9 viktima dhe rreth 1000 të plagosur.

“Në momentin që ka rënë tëmeti isha brenda, në katin e dytë të ndërtesës. Gjithçka filloi të dridhej dhe të gjithë dolën jasht për t’u evakuar. Kemi një sistem që kur ndodh një fatkeqësi e tillë natyrore, menjëherë njoftohemi me mesazh.

Kjo ka bërë që edhe qytetarët të evakuoheshin, megjithëse tërmeti ishte shumë larg nesh. Tërmeti ishte 7.4 ballë, një nga më të fortët në 25 vitet e fundit. 9 persona kanë humbur jetën, 1000 persona janë dëmtuar. Ka pasur dëmtime të shumta”, tha Bill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat