Protestat masive kundër Netanyahu/ Makina përplaset me turmën, 3 të plagosur

Azia

Protestat masive kundër Netanyahu/ Makina përplaset me turmën, 3 të plagosur

Më: 7 prill 2024 Në ora: 12:15
Izrael

Dhjetëra mijëra njerëz demonstruan në Izrael sonte kundër Benjamin Netanyahu, ndërsa vendi hyn në muajin e shtatë të luftës kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Në Tel-Aviv, 100,000 njerëz, sipas organizatorëve, u mblodhën në “sheshin e demokracisë”, kundër një plani për të reformuar sistemin e drejtësisë të promovuar nga kryeministri, por që nuk u përfundua.

Duke mbajtur karikaturat e “Bibi” dhe pankarta armiqësore ndaj liderit të partisë së djathtë Likud, i cili akuzohet kryesisht për korrupsion, ata bënë thirrje për dorëheqjen e tij të menjëhershme dhe kërkuan menjëherë zgjidhje.

Protestuesit më pas bënë thirrje për lirimin e 129 pengjeve. Rreth 250 pengje u morën më 7 tetor, gjatë ofensivës së paprecedentë të Hamasit në Izraelin jugor, ndërsa 34 kanë vdekur.

Të paktën një person është arrestuar dhe një police femër është plagosur gjatë përleshjeve me forcat e rendit, sipas policisë, e cila njoftoi, pa dhënë detaje, edhe arrestimin e një shoferi, i cili plagosi tre persona kur u fut me automjetin e tij në mes të turmës ndërkohë që protestuesit po shpërndaheshin.

Demonstrata u mbajtën edhe në rreth 50 vende të tjera. Në Cezare, në veri të Tel Avivit, policia u përlesh me protestuesit që u përpoqën t’i afroheshin rezidencës private të Netanyahut dhe një person u arrestua.

Duke folur në një tubim në Kfar Saba, në verilindje të Tel Avivit, kreu i opozitës centrist Yair Lapid bëri thirrje gjithashtu për zgjedhje të reja parlamentare.

“Ata nuk mësuan asgjë. Ata nuk ndryshuan. Për sa kohë që ne nuk i dëbojmë, ata nuk do të lejojnë që ky vend të ecë përpara”, tha ai përpara se të nisej për në Uashington për t’u takuar me zyrtarë të lartë amerikanë.

Sot në Jerusalem do të mbahet një demonstratë për lirimin e pengjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat